Fundjava me vranësira dhe reshje të pakta shiu
Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga nga hyrja e masave ajrore të ngrohta Mesdhetare të cilat kanë sjellë klimë të butë në territorin e Shqipërisë .
E premte, data 11 shkurt 2022
Moti do të vijojë me diell dhe mjegull në jug dhe Veri-Lindje. Era do të jetë e lehtë me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi 6 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 2 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
Zona malore -2/15°C
Zona e ulët -2/18°C
Zona bregdetare 6/17°C
Kosova, e premte data 11 shkurt 2022
Moti do të jetë me kthjellime dhe mjegull . Era do të jetë me drejtim Veri-Lindje 6 m/sek. Temperaturat do të luhaten në ekstremet e tyre -3°C në mëngjes ndërsa në mesditë do të arrijnë vlerën 9 - 12°C .
E shtunë, data 12 shkurt 2022
Moti do të jetë me vranësira të dendura shtresore. Era do të jetë e lehtë me drejtim Veri-Lindje me shpejtësi 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 2 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rritje në mëngjes.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
Zona malore 3/10°C
Zona e ulët 5/15°C
Zona bregdetare 8/15°C/ Sipas RTSH
LEXO TE NGJASHME