Sipas OBSH, nënvarianti i ri i omicron BA.2 do të rritet globalisht

organizata.boteroree

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka deklaruar se një version më i transmetueshëm i omicron mund të rrisë rastet masivisht në të gjithë botën, megjithëse nuk është ende e qartë nëse nënvarianti Covid mund të riinfektojë njerëzit që kapën një version të mëparshëm të llojit omicron.

Maria Van Kerkhove, drejtuesja teknike e OBSH-së për Covid-19, tha se agjensia globale e shëndetit po gjurmon katër versione të ndryshme të omicron dhe nënvarianti BA.2, i cili është më ngjitës se versioni dominues BA.1, ka të ngjarë të bëhet më i zakonshëm.

Studiuesit në Danimarkë kanë zbuluar se BA.2 është rreth 1.5 herë më i transmetueshëm se BA.1 dhe është më i aftë në infektimin e njerëzve që janë të vaksinuar. Megjithatë, njerëzit që janë plotësisht të vaksinuar kanë më pak gjasa ta përhapin atë sesa të pavaksinuarit

Kjo deklaratë vjen pasi disa shtete kanë hequr pothuejse të gjitha masat anti-Covid.

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.