Nga 1 qershori ndalohet prodhimi dhe përdorimi i qeseve plastike; Gjobë për bizneset dhe qytetarët që do t´i përdorin
Nga 1 qershori i këtij viti do të ndalohet prodhimi dhe shitja e qeseve plastike për përdorim individual.
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro tha për ‘News 24’ do të ketë penalizime me gjoba në rast se qytetarët apo bizneset do kapen duke përdorur qeset plastike.
“Qeset e plehrave nuk dalin nga përdorimi, as nga prodhimi. Qeset e trasha, çantat e trasha plastike, nuk ndalohen, Ne ndalojmë qeset një përdorimshme. E di që ka kosto, por duhet të vëmë në balancë të drejtën për jetën, për një mjedis të shëndetshëm. E drejta për jetën prevalon. Publiku i gjerë po e pret mirë, por mbase nuk është bërë shumë zhurmë.
Penalizohn të dy dhe shitësi, dhe konsumatori. Parashikohet gjobë deri në 30 mijë lekë për konsumatorin dhe deri në 150 mijë lekë për prodhuesit e importuesit. Në ligjin për menaxhimin e mbetjeve, thuhet se nuk lejohet përdorimi i qeseve plastike. Ka pasur ligj, por nuk ka vullnet. Duhet të rikthehemi te objektet e ripërdorshme.”, tha Kumbaro.
LEXO TE NGJASHME