Stabilizohet moti, pritet rritje e temperaturave
Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga periferia e presionit të lartë atmosferik ku pritet stabilitet i motit në vendin tonë .
E mërkurë, data 9 shkurt 2022
Moti do të jetë me diell dhe vranësira në zonat malore. Era do të jetë me drejtim Veri-Lindje me shpejtësi 10-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4-5 me lartësi vale 1,0 deri në 1,5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rënie në mëngjes.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
Zona malore -6/5°C
Zona e ulët -4/13°C
Zona bregdetare 3/13°C
Kosova, e mërkurë, data 9 shkurt 2022
Moti do të jetë me vranësira dhe reshje bore të izoluara. Era do të jetë me drejtim Veri-Lindje 8 m/sek. Temperaturat do të luhaten në ekstremet e tyre -1°C në mëngjes ndërsa në mesditë do të arrijnë vlerën 3 - 8°C .
E enjte, data 10 shkurt 2022
Moti do të jetë me diell dhe mjegull në zonat malore. Era do të jetë me drejtim jug-Lindje me shpejtësi 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
Zona malore -4/8°C
Zona e ulët -2/15°C
Zona bregdetare 4/15°C/ Sipas RTSH
LEXO TE NGJASHME