Nga 1 shkurti në Itali hyjnë në fuqi masa të reja kufizuese

italia.vordum

Duke filluar nga 1 shkurti në Itali do të hyjnë në fuqi masa të reja kufizuese anti Covid, që do të ndryshojnë dhe rregullat për green-pass dhe të pavaksinuarit.

Autoritetet italiane lajmëruan që kohëzgjatja e green-pass do të reduktohet nga 9 në 6 muaj. Të gjithë qytetarët duhet të jenë të pajisur me këtë dokument pasi pa atë nuk do të lejohet hyrja në dyqane dhe në zyra të ndryshme të shërbimeve publike.

Një tjetër masë e lajmëruar nga autoritetet është ajo për qytetarët mbi 50 vjeç të cilët duhet të vaksinohen që t’i shpëtojnë gjobës prej 100 euro. Nga kjo formë ndëshkimi përjashtohen vetëm personat që nuk mund ta aplikojnë vaksinën për shkak të arsyeve shëndetësore.

Vaksina dhe green pass nuk do të kërkohet vetëm në dyqanet ushqimore, farmacitë dhe dyqanet me ushqim kafshësh, por që pronarët e objekteve duhet të sigurohen që ato që hyjnë brenda të jenë me maska dhe të mos konsumojnë asgjë në ambientin e tyre.

Ndërkohë me 15 shkurt pritet që masat të ndryshojnë sërish dhe të hyjë në fuqi “supër Green pass”, për të gjithë punëtorët 50 vjeç dhe kushdo që nuk do të ketë një certifikatë vaksinimi do t’i duhet të paguajë një gjobë nga 600 deri në 1,500 euro.

Ata që nuk paraqesin certifikatë vaksinimi do të konsiderohen si të pajustifikuar në mungesa dhe do t’u pezullohet paga, por gjithsesi nuk do të hiqen nga vendi i punës.

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.