Parashikimi i motit për ditën e shtunë

moti.shtunnnnn

Përshëndetje nga SHMU!

Reshjet e shiut pritet të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit të ditës së shtunë në pjesën më të madhe të vendit me intensitet të ulët, loklaisht në jug me intensitet deri mesatar. Në zonat malore reshje bore. Kjo situatë do të jetë prezente deri në orët e para të mëngjesit më tej moti pritet të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira kalimtare.

Dita e diel pritet të jetë nën ndikim të masave ajrore të qendrueshme por më të ftohta. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira kalimtare këto kryesisht përgjatë relieveve malore.

Era nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 1-5m/sek, e hera-herës përgjatë vijës bregdetare kryesisht ditën e shtunë fiton shpejtësi deri në 15m/sek.

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.