Ballkan, afrohen masa ajrore të paqendrueshme që sjellin luhatje të motit
Gadishulli i Ballkanit do të ndikohet nga hyrja e masave ajrore të paqëndrueshme të cilat do të ndikojnë edhe në vendin tonë mot të paqëndrueshëm.
E premte, 28 janar 2022
Moti do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura të pasuara nga reshje të pakta shiu në zonën perëndimore dhe reshje bore në Jug-Lindje. Era do të jetë me drejtim Jug-Lindje me shpejtësi 10 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 0,5 deri në 1,5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rritje .
Temperaturat minimale dhe maksimale:
Zona malore -4/8°C
Zona e ulët -3/13°C
Zona bregdetare 2/14°C
Kosova, e premte, 28 janar 2022
Moti do të jetë me vranësira kthjellime dhe reshje bore. Era do të jetë me drejtim Veri-Lindje 8m/sek. Temperaturat do të luhaten në ekstremet e tyre -10°C në mëngjes ndërsa në mesditë do të arrijnë vlerën 1 - 5°C .
E shtunë, 29 janar 2022
Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta dhe mjegull në veri-lindje. Era do të jetë me drejtim Veri-Lindje me shpejtësi 15-20 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4-5 me lartësi vale 0,5 deri në 1,5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rënie në mëngjes.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
Zona malore -6/7°C
Zona e ulët -4/12°C
Zona bregdetare 1/13°C/RTSH
LEXO TE NGJASHME