Zbulohet në Nivicë të Sarandës laborator i nëndheshëm për kanabisin, arrestohen 2 elektricistë

nivice.sarande

Policia e Shtetit ka zbuluar në Nivicë të Sarandës një laborator të nëndheshëm për kultivimin e kanabisit, të pajisur më së miri. Katër persona janë vënë në pranga, ndër ta dy punonjës të OSHEE.

Një operacion i posaçëm u zhvillua nga Policia e Vlorës, e Sarandës dhe e Himarës, pas informacioneve të marra në rrugë operative se në vendin e quajtur “Volloder” pranë fshatit Nivicë të Sarandë, një shtetas kishte përshtatur në një magazinë për kultivimin në kushte laboratorike të bimëve narkotike.

Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, shtetasit V. S., 57 vjeç, me detyrë elektricist pranë OSHEE-së dhe G. H., 61 vjeç, banues në Sarandë, me detyrë faturist pranë OSHEE-së, pasi nuk kanë konstatuar lidhjet e paligjshme të energjisë elektrike në ambientet që ishin përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike me anë të llambave, në zonën që ata kishin në monitorim.

Në vijim të veprimeve u shpallën në kërkim për veprat penale "Kultivimi i bimëve narkotike" kryer në bashkëpunim, "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" kryer në bashkëpunim dhe “Vjedhja e energjisë elektrike", shtetasit: K. O. pronari i magazinës dhe K. M., i cili kishte marrë më qira ambientet që ishin përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike.

Gjatë zhvillimit të operacionit janë sekuestruar një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, 100 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa të kultivuara në kubikë dhe 50 llamba elektrike.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" kryer në bashkëpunim, "Kultivimi i bimëve narkotike" kryer në bashkëpunim, “Vjedhja e energjisë elektrike" dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.