Moti i keq mbërthen Shqipërinë, ARRSH apel shoferëve "Bëni kujdes, akset ku duhen zinxhirët"
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka reaguar në lidhje me situatën e motit të keq që ka përfshirë vendin tonë që prej pasdites së djeshme, ndërsa i ka bërë apel sot shoferëve që të tregohen të kujdesshëm dhe të mos lëvizin me shpejtësi, veçanërisht në zonat malore.
Në njoftimin e ARSSH theksohet se nevojitet pajisja me zinxhirë apo goma dimërore, për të lëvizur në rrugë, ndërsa bën me dije se, reshje dëbore ka pasur në: Boboshticë-Dardhë, Qafë Thanë-Kapshticë, Fushë Stude-Klenjë, Bajram Curri-Valbonë, Kukës-Ura e Zapodit, Qafë Mali-Fierzë, Dedaj-Razëm-Bogë, Kuben-Vasije, Qafë Qelë-Pukë-Fushë Arrëz-Fushë Dukagjin, pa sjellë probleme me qarkullimin.
📍Njoftim mbi gjendjen e akseve nacionale
🌧Gjatë natës ka pasur reshje shiu dhe dëbore në zonat malore
❄️Reshje dëbore ka pasur në: Boboshticë-Dardhë, Qafë Thanë-Kapshticë, Fushë Stude-Klenjë, Bajram Curri-Valbonë, Kukës-Ura e Zapodit, Qafë Mali-Fierzë, Dedaj-Razëm-Bogë, Kuben-Vasije, Qafë Qelë-Pukë-Fushë Arrëz-Fushë Dukagjin, pa sjellë probleme me qarkullimin.
🚜Kontraktorët kanë punuar gjatë natës me mjete borëpastruese për pastrimin e rrugës dhe shpërndarjen e kripës 🚧...




Comment
|
10
|
LEXO TE NGJASHME