Më në fund pak frymëmarrje, ulet numri i rasteve të reja me Koronavirus

rastet.testime

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë kryer 4024 testime, ku kanë rezultuar pozitivë me Covid 1017 qytetarë, ndërsa 2 pacientë kanë humbur jetën.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 4024 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 1017 qytetarë, në këto bashki: 618 në Tiranë, 41 në Lushnje, 33 Durrës, 30 në Berat, 29 në Fier, 25 në Vlorë, 22 në Gjirokastër, 16 në Sarandë, 15 Mallakastër, 12 në Kurbin, Krujë, Dibër, Devoll, 11 në Peqin, 10 në Kukës, Lezhë, Gramsh, 8 në Kavajë, 7 në Patos, Delvinë, Korçë, 6 në Shijak, Kamëz, Përmet, Tepelenë, 5 në Vorë, Pogradec, Kuçovë, 4 Divjakë, Skrapar, 3 në Shkodër, Has, Rrogozhinë, 2 në Pukë, Tropojë, Mat, Memaliaj, 1 në Konispol, Libohovë, Këlcyrë, Kolonjë, Poliçan, Librazhd. Janë 20,928 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka dy humbje jete: një qytetare nga Durrësi 48 vjeçe dhe një qytetar nga Lushnja 61 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.