Parashikimi i motit për ditën e premte

parashikimi

Përshëndetje nga SHMU!

Për ditën e nesërme vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme falë edhe vlerave të ulta barike.

Moti parashikohet kryesisht i vranët por nuk do të mungojnë edhe inervalet me diell në pjesën e parë të ditës. Reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave fillimisht përgjatë ultësirës perëndimore dhe me kalimin e orëve reshjet përfshijnë edhe pjesën tjetër të vendit. Në relievet e larta malore reshje të dobta dëbore.

Era do të fryjë me drejtim juglindje - verilindje 1-7m/sek, përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era e fortë dhe shpejtësi deri në 12-15m/s. Valëzimi në dete të forcës 1-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zona malore 3 deri 7°C në zona e ulëta 3 deri 16°C në zona bregdetare 6 deri 16°C

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.