Aksioni në Shkodër, RENEA dhunon gazetarin në sy të fëmijëve
Kujtojmë se Shkodra është një nga qytetet më problematike për sa i përket bandave dhe kontrollit të tyre në qytet. Shpesh herë janë raportuar ngjarje kriminale “nën hundën” e policisë, por pavarëisht këtyre edhe në një aksion që duhej të ishte kundër bandave, RENEA-n e bezdis më shumë fakti që një gazetar po filmon aksionin e tyre.
Rrëfimi i gazetarit Simon Shkreli:
“Po kthehesha në shtëpi dhe po filmoja. Forcat RENEA kishin aksion tek ish kryqëzimi që të çon në Shkodër. Në prezencë edhe të Drejtorit të qarkut dhe Shefit të Komisariatit të Shkodrës, Hamdi Fjora dhe Paulin Çupi. Në prezencën e tyre, nxora celularin dhe po filmoja. Ata mu vërsulën dhe më thanë mos filmo. Unë nxora badgen e gazetarit dhe u thash që jam gazetar jam në punën time. Ndërkohë më thërret drejtori dhe shefi i Komisariatit dhe më thonë që ata nuk të njohin. Si të njohim ne. Dakord u thash unë dhe kam badgen dhe nuk ka nevojë të më njohin. Një nga ata më thirri në emër dhe me tha largohu. Unë nuk e njihja. Thash që mos bërtisni se unë jam në punë ti në punë. Më pas erdhën dhe njëri më kapi nga krahu tjetri më kapi nga xhupi dhe më thonë ik se je me familje je me fëmijë se do të kallëzonim ne, personat me kapuça. Kur më kapi më hoqi edhe badgen nuk e di ku e kam. Asnjë ndjesë. Ikën të gjithë edhe drejtori edhe shefi i komisariatit.”
Në qarqet më të mëdha në orët e fundit po organizohen kontrolle nga RENEA. Kryesisht në Vlorë, Elbasan dhe Shkodër. Ky aksion vjen pas urdhrit të dhënë nga Gledis Nano, i iniciuar pas masakrës së ndodhur në “Don Bosko” ku u vra një person dhe u plagosën 4 të tjerë./ABC
LEXO TE NGJASHME