Atentati në Don Bosko, mes të plagosurve daja dhe vëllai i viktimës

Një 35 vjeçar ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë plagosur këtë të martë në Tiranë, si pasojë e një atentati me armë zjarri të ndodhur në zonën e Don Boskos.

Viktimë e këtij atentati ka ngelur Erion Çela, i cili më parë emrin e ka pasur Adriatik Çela, i cili së shpejti priste që të bëhej baba.

Burime për abcnews.al bëjnë me dije se nga atentati ka ngelur i plagosur vëllai i viktimës Blerim Çela 28 vjeç i dëmtuar në këmbën e djathtë dhe fytyrë dhe daja  i tij Edmond Crroj, të cilët janë me origjinë nga Dibra por që jetonin prej vitesh në Tiranë.

Ndër të tjera burimet theksojnë se Crroj ishte me precedentët të mëparshme penale në fushën e lëndëve narkotike jashtë vendit.

Gjithashtu të plagosur nga ky atentat ka ngelur një 19 vjeçar i identifikuar si Azbi Selimaj, kamarier në lokal, i cili fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.

Nga atentati është plagosur edhe Arben Dani 46 vjeç i dëmtuar në këmbë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:15 minuta në zonën e Don Boskos, ku një makinë në lëvizje ka qëlluar me armë drejt tavolinës ku ishin të ulur të plagosurit dhe viktima.e.su

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.