Një i vdekur dhe 3 të plagosur në "Don Bosko", si ndodhi konflikti mes dy grupeve
Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë që tronditi kryeqytetin pak minuta më parë ku 1 persona ka mbetur i vrarë dhe 3 të tjerë të plagosur.
Ngjarja ka ndodhur në një lokal në kompleksion “Fiori Di Bosko” në lagjen Don Bosko në kryeqytet. Mësohet se ka pasur një konflikt mes dy grupesh të rinjsh të cilët pas përdorimit të armëve ngjarja mori përmasa tragjike.
Mësohet gjithashtu se viktima ka humbur jetën ne vendngjarje ndersa nje prej te plagosurve eshte rende ne spital.
Në lokal ka patur edhe persona të tjerë që janë tmerruar nga ngjarja. Policia ka ngritur pika kontrolli në pikat lidhëse me Durrësin dhe Krujën.
Tani po pyten dëshmitarët dhe po nxirren edhe pamjet e kamerave të sigurisë.