Atentati në Vlorë, autori hodhi bombën e lidhur me celular 15 minuta para shpërthimit

 640 0 61c0462467251

Detaje të reja janë mësuar nga atentati me eksploziv që ndodhi një ditë më parë në Vlorë ku mbeti i plagosur 33-vjeçari Indrit Sadetini.
Burime bëjnë me dije se nga kamerat e sigurisë të bizneseve në afërsi të garazhit ku ndodhi shpërthimi kanë pikasur atentatorin i cili 15 minuta para se të ndodhte shpërthimi ka kaluar aty pranë me një kapuç në kokë dhe ka hedhur një pako duke e mbuluar me letër që të mos binte në sy. Atentatori ka qenë në distancë kur e ka shtypur butonin ndërsa bomba ka qenë e lidhur me telefon.

Më pas ai është larguar i qetë në këmbë. Në momentin që 33-vjeçari Indrit Sadedini ka dalë nga garazhi sapo ka shkelur pranë lëndës plasëse ajo ka shpërthyer duke i dëmtuar rëndë të dyja këmbët. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Mësohet se po hetohet e kaluara e tij edhe jashtë vendit ku ka jetuar për disa kohë. Nga sa mësohet i riu nuk ka qenë i dënuar por ka disa precedentë të mëparshëm për shkak të përfshirjes në disa konflikte me persona të tjerë.

33-vjeçari është dërguar drejt Tiranës për një ndihmë të specializuar mjekësore, pasi ndodhet në gjendje të rëndë për jetën ndërsa dyshohet se si pasojë e shpërthimit ka pësuar dëmtime të rënda në gjymtyrë.

 

LEXO TE NGJASHME

BIZNESE TE REKOMANDUARA

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.