Parashikimi i motit për ditën e premte

parashikimi.premte

Përshëndetje nga SHMU!

Edhe për ditën e nesërme vendi ynë do të vijoj të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme por edhe të ftohta njëkohësisht.

Në këtë mënyrë moti parashikohet i kthjellët me vranësira të pakta në pjesën më të madhe të territorit. Në relievet malore moti parashikohet me kthjellime por edhe alternime vranësirash kalimtare të cilat hera-herës do të jenë deri të dendura.

Era do të fryjë me drejtim verilindje - veri me shpejtësi mesatare e përgjatë bregdetit përkohësisht e vrullshme duke u pasuar nga valëzim në dete të forcës 2 dhe 3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zona malore -4 deri 7°C në zona e ulëta -4 deri 14°C në zona bregdetare 1 deri 14°C

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.