Italia zgjat gjendjen e jashtëzakonshme, qytetarët shqiptarë mund të hyjnë vetëm për arsye të veçanta

italia.rreg

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se autoritetet në Itali kanë dekretuar zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme kombëtare, për shkak të pandemisë COVID-19, deri më 31 mars 2022.

Për personat që hyjnë në Itali, nga një vend i BE, është i detyrueshëm tamponi negativ PCR. Ata që nuk janë të vaksinuar bëhet e detyrueshme karantina 5 ditore dhe tamponi negativ.

Qytetarët shqiptarë mund të hyjnë në Itali, për motive të caktuara :
1. Pune
2. Shëndeti,
3. Studimi,
4. Urgjence,
5. Persona të cilët kthehen në vendin e tyre të rezidencës,
6. Familjarët e ngushtë të shtetasve shqiptarë të pajisur me leje qëndrimi të rregullt në Itali,
7. Personat të cilët kanë një marrëdhënie emocionale të provuar dhe të qëndrueshme me shtetas që janë rezidentë në Itali,
8. Sportistë, teknikë, gjykatës garash dhe shoqërues që marrin pjesë në aktivitete sportive olimpike, paraolimpike të certifikuara dhe me interes kombëtar.

Dokumentacioni i nevojshëm që kërkohet:
1. Formulari “Passenger Locator Form” në format digjital ose në kopje fizike  https://app.euplf.eu/
2. Testi me rezultat negativ molekular ose antigjenik, të kryer 72 orë përpara udhëtimit;
3. Qytetarët i nënshtrohen izolimit në mirëbesim prej 10 ditësh në adresën e deklaruar në “Passenger Locator Form” .

Këto rregulla për udhëtimin janë në fuqi nga data 16 dhjetor 2021 deri më 31 janar 2022.

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.