Vrasja në Tiranë/ Zbardhet dinamika, Duka mori plumb në zemër

abardhet

Zbardhet dinamika e vrasjes së ndodhur pak pas mesnate në Tiranë. Viktimë e të shtënave me armë mbeti Jurgen Duka (Mëziri).

Në rrugën “Irfan Tomini”, Jurgen Duka (Mëziri), 29-vjeç, dyshohet në gjendje të dehur, së bashku me shokun e tij O. D., kanë hyrë në një market. Aty raportohet se kanë pasur një konflikt me një person i cili ende nuk është identifikuar.

Shoku i Jurgen Dukës deklaroi se debati nisi se kush do paguante i pari.

Në konflikt e sipër mësohet se personi i cili është ende i paidentifikuar ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar në drejtim të Jurgen Dukës. Ky i fundit ka mbetur fillimisht i plagosur rëndë dhe është dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Më vonë i plagosuri Jurgen Duka ka ndërruar jetë, për shkak se plumbi i kishte prekur zemrën.

Nga verifikimet e kryera rezulton se viktima është person me precedent të mëparshëm kriminal, për veprën penale “Falsifikimi i monedhave” ku në vitin 2016 Gjykata e Apelit Tiranë për këtë vepër e ka dënuar me 8 muaj burg; Për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Përndjekja” në vitin 2017, është dënuar me 4 muaj burg.

Gjithashtu ky person, në vitin 2013 është proceduar për veprën penale “Mashtrimi” dhe në vitin 2014 është proceduar për “mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të policisë”.

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.