Drejtoresha e ISHP-së, Albana Fico konfirmohet në krye të QSUT-së

fico.krye.qsut

Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico është konfirmuar sot në krye të QSUT-së.

Ajo do të zëvendësojë në këtë post Enkelejd Jotin, që u zgjodh pak javë në parë nga Këshilli Drejtues i Radio Televizionit Publik Shqiptar si Drejtor i Përgjithshëm i RTSH-së. Joti u zgjodh me votim të fshehtë të 9 anëtarëve të Këshillit  Drejtues me 7 vota pro.
Prof. Albana Fico emërohet në drejtimin e QSUT-së, për të çuar përpara projektet e mëdha të modernizimit të qendrës më të madhe spitalore në vend“, shkruan ministrja  e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në “Facebook”.

Fico është pjesë e Komitetit Teknik të Ekspertëve që nga momenti kur u krijua, me qëllim menaxhimin e pandemisë së shkaktuar nga Covid 19 në vend.

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.