Parashikimi i motit për ditën e enjte

enjte.motiii

Përshëndetje nga SHMU!

Për ditën e nesërme vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e kukshteve atsmoferike të paqëndrueshme të ndikuar nga masa ajrore të lagështa me origjinë veriperëndimore.

Moti parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura në pjesën më të madhe të vendit si dhe intervale të shkurtra me diell në zonën e qendrës. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave. Në zonën e veriperëndimit dhe jugperëndimit në orët e mbrëmjes reshjet hera-herës me intensitet deri të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike e breshër.

Era do të fryjë e fortë nga kuadrati i jugut dhe shpejtësi mesatare 3-8m/s. Përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me shpejtësi deri në 15-20m/s, duke u shoqëruar me valëzim të forcës 3-5 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zona malore 0 deri 10°C në zona e ulëta 5 deri 17°C në zona bregdetare 8 deri 17°C

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.