Priten reshje shiu në mbrëmje në zonën perëndimore të vendit

reshje.shiu

Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga perifera e presionit të lartë atmosferik e cila do të kushtëzojë pjesërisht edhe vendin tonë me mot relativisht të qëndrueshëm.

E enjte, 25 nëntor 2021

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare të cilat në mbrëmje do të pasohen nga reshje shiu në zonën perëndimore. Era do të jetë me drejtim Jug-Lindje me shpejtësi 11-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5 me lartësi vale 0,5 deri në 1,5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.  

Temperaturat:

Zona malore        1/10°C
Zona e ulët          7/19°C
Zona bregdetare  12/20°C

Kosova, e enjte, 25 nëntor 2021

Moti do të jetë me vranesira dhe kthjellime. Era do të jetë me drejtim Jug-Lindje 7 m/sek. Temperaturat do të luhaten në ekstremet e tyre -2°C në mëngjes ndërsa në mesditë deri në 10°C .

E premte, 26 nëntor 2021

Moti do të jetë me  vranësira mesatare të pasuara nga  reshje shiu me aktivitet kryesor në jug të vendit. Në Veri-lindje dhe Jug - lindje do të ketë reshje bore. Era do të jetë me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi 15-20 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5 me lartësi vale 0,5 deri në 1,5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rënie në mesditë.  

Temperaturat:

Zona malore        5/7°C
Zona e ulët          10/17°C
Zona bregdetare  13/17°C/ Sipas RTSH

 

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.