Ministria e Shëndetësisë publikon rastet e reja, ja si paraqitet situata në 24 orët e fundit

covidi.infektime

Mbi 500 persona janë infektuar me Koronavirus në 24 orët e fundit në vendin tonë. Sipas të dhënave të bëra publike nga Ministria e Shëndetësisë, 4 pacientë të prekur me Covid-19 kanë ndërruar jetë. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 150 pacientë, nga të cilët 18 janë në gjendje më të rënduar.

Janë kryer 3960 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 556 qytetarë, në këto bashki: 220 në Tiranë, 31 në Fier, Elbasan, 21 në Durrës, 20 në Shkodër, 18 në Sarandë, 17 në Gjirokastër, 15 në Kamëz, Berat, 14 në Lushnje, Mallakastër, 11 në Skrapar, 10 në Vlorë, Pogradec, 8 në Përmet, 7 në Pukë, 6 në Kurbin, Kuçovë, 5 në Divjakë, Këlcyrë, Korçë, Gramsh, 4 në Lezhë, Kavajë, Libohovë, Tepelenë, Dimal, 3 në Mirditë, Mat, Patos, Selenicë, Cërrik, Librazhd, 2 në Shijak, Vorë, Himarë, Memaliaj, Poliçan, Peqin, 1 në Vau i Dejës, Malësi e Madhe, Kukës, Has, Tropojë, Krujë, Rrogozhinë, Dibër, Bulqizë, Delvinë, Dropull, Belsh.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 150 pacientë, nga të cilët 18 janë në gjendje kritike për jetën.

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.