I mbijetuari i tragjedisë në Bullgari: Nuk kisha fjetur, pashë çdo gjë me sy

Bullgari11637698374

Një aksident tragjik u mori jetën të paktën 45 personave, shumica shqiptarë nga Maqedonia e Veriut, në orët e para të mëngjesit të sotëm, pasi një autobus është përfshirë nga flakët në një autostradë në perëndim të Bullgarisë.

Një nga të mbijetuarit e aksidentit ka treguar tmerrin që ka përjetuar pasi tha se nuk kishte fjetur dhe ka parë gjithë ngjarjen me sy.

Ai ka treguar se e ka thyer xhamin e autobusit pasi ishte mbuluar gjithçka nga tymi.

“Rasti ka ndodhur nga ora 2 e natës. I vetmi person që kam qenë zgjuar. Nuk kam fjetur dhe krejt rastin e kam parë me sy. Unë isha në këtë pjesën e majtë të autobusit edhe e kam parë kur shkojke në anën e djathtë autobusi drejt bankina, por nuk munda të lëshoj zë. Goditi bankinën dhe u bë një zhurmë e madhe. Të fejuarën e kapa.

Filloi panik i madh. Autobusi u ndal. U bë krejt tym aty unë për fat të mirë e kam marrë at çekiçin e kam thyer xhamin. Kanë zbritur disa persona pastaj edhe e fejuara ime. E kapa dhe e dërgova më larg 20 metra pasi u frikësova nga një shpërthim i mundshëm. Nuk ka pasur shumë trafik. Shoferët janë ndërruar nga Stambolli deri këtu. Nuk mund të them se nuk kanë bërë pauza”, tha ai për T7.

 

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.