Të gjithë duhet të konfirmojnë adresat për të marrë shërbime në gjendjen civile; Ja si ta bëni nga eAlbania

ministri.e albankia

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi iu ka bërë thirrje qytetarëve të konfirmojnë adresat e tyre të sakta të banimit përndryshe nuk do të mund të arrin shërbime në gjendje civile. Vetdeklarimi mund të bëhet në “eAlbania” ose pranë zyrave civile pranë bashkive.

“Nuk do ta marrë më certifikatë nëse ai nuk konfirmon adresën sipas sistemit unik. Kështu do ta shtrimë edhe për shërbime të tjera këtë detyrim. Ky proces i rëndësishëm i marrëdhënies me qytetin dhe shtetin të përfundojë. Pasi të jenë saktësuar adresa do të lidhet me regjistrin kombëtar të gjendjes civile. Siç jepen të gjitha të dhënat, te rubrika adresa do të përfshihet edhe adresa. Në certifikatë do të ketë adresën e saktë çdo shtetas shqiptar.

Çdo shtetas shqiptare identifikohet sot lehtësisht me këtë adresë. Kështu që unë kërkoj në radhë të parë nga të gjithë ne, nga të gjithë ju që jeni këtu, nga kryetarët bashkive një angazhim maksimal që të mbyllim këtë proces të rëndësishëm. Por edhe qytetarët ti kushtojnë vetëm dy minuta kohë për të vendosur një marrëdhënie korrekte, për të kryer një detyrim qytetar që të saktësojë adresën e tij atje ku banon. Shumë shpejt do ta kushtëzojmë këtë proces me dhënien e shërbimeve. Por nuk duam që të arrijmë në atë pikë sepse besojmë se shqiptarë e kanë atë koshiencë që ti kushtojnë dy minuta angazhimit të tyre për të vendosur një marrëdhënie sa më të saktë me shtetin e tyre,” u shpreh Çuçi.
Për të bërë ndryshimin e adresës, sigurohuni që keni internet në celular dhe futuni tek platforma e-Albania në google ose nëse keni aplikacionin mund të aksesoheni aty.

Duhet të plotësoni të dhënat tuaja, ID e kartës dhe passwordin(nëse nuk jeni të regjistruar duhet të regjistroheni njëherë).

Pasi jeni loguar tek opsioni “kërko”, kërkoni Aplikim për ndryshim/saktësim vendbanimi dhe më pas klikoni opsionin përdor, për të përdorur shërbimin.
Ky shërbim ju mundëson qytetarëve të saktësojnë ose ndryshojnë vendbanimin e tyre.

Dokumentacioni i nevojshëm

Dokumente që dorëzohen nga aplikanti: - Dokumenti që vërteton pronësinë/përdorimin e banesës.

Hapat e procedurës

- Identifikohuni si qytetar në portalin e-Albania; - Zgjidhni shërbimin "Aplikim për ndryshim/saktësim vendbanimi”; - Klikoni butonin "Përdor"; - Plotësoni të dhënat e kërkuara në formular lidhur me adresën e re të vendbanimit. Plotësimi i elementëve të adresës duhet të bëhet sipas formatit të adresës të cilën e gjeni tek Regjistri Kombëtar i Adresave http://adresari.mb.gov.al/map/; - Ngarkoni dokumentacionin e shoqërues të nevojshëm dhe klikoni butonin "Dërgo"; - Në rast se dëshironi të përdorni një email tjetër, ju duhet ta ndryshoni në rubrikën "Hapësira Ime" duke klikuar: Ndrysho të dhënat e llogarisë.

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.