“Blackout” loja në “TikTok” që po ju merr jetën fëmijëve, 13-vjeçari nga Lushnja kishte lojën në telefon

TikTok Lushnje scaled 1 600x360

Një nga lojërat sfiduese në rrjetin “Tik-Tok” që quhet “Blackout”, duket se është bërë shkak për vetëflijimin e fëmijës 13-vjeçar që u gjet pajetë në në Golem të Lushnjës.

Në telefonin e viktimës, policia ka gjetur disa video dhe imazhe të errëta, ku persona të ndryshëm, përfshirë dhe fëmijë, aplikojnë sfidën e lojës “Blackout”, me qëllim arritjen e gjendjes së të fiktit.

Kjo lojë ka shkaktuar dhjetëra viktima në moshë të re në disa vende të Europës.

Hetimet paraprake të policisë dhe prokurorisë së Lushnjës, tregojnë se 13-vjeçari ka dashur të bëhet pjesë e kësaj sfide.

Pjesa më e madhe e të rinjve që e kanë provuar këtë sfidë, kanë përfunduar në tragjedi, duke humbur jetën. Nga ekspertiza mjeko-ligjore, e administruar tashmë në dosjen e prokurorisë, rezulton se i mituri ka ndëruar jetë për shkak të asfiksisë.

Në vendin ku u gjend i vetëvarur, famijarët gjetën dhe një thikë.

“…ky është një rast tragjik, që merr shtysë nga lojërat ekstreme që qarkullojnë në rrjetet sociale…”-thanë burimet pranë policisë së Lushnjës.

Hetimet tashmë nuk kanë një autor të dyshuar, pasi dhe personat që orientojnë të rinjtë për tu bërë pjesë e këtyre sfidave në internet, janë virtualë.

Pasditen e 20 nëntorit 2021, Fëmija 13-vjeçar është gjetur nga familjarët i vetëvarur në dhomën e tij. Pasi e kanë kërkuar në lagje dhe e kanë thirrur disa herë ata kanë shpërthyer derën e mbyllur të dhomës.

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.