Moti të shtunë e të diel, 20 - 21 nëntor 2021
Gadishulli i Ballkanit po ndikohet periferia e presionit të lartë atmosferik të pozicionuar në Europën qëndrore e cila do të ndikojë në vendin tonë mot të qëndrueshëm gjatë fund javës.
E shtunë, 20 nëntor 2021
Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta. Era do të jetë me drejtim Veri-perëndim me shpejtësi 15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rënie në vlerat e mënjgesit.
Temperaturat:
Zona malore 1/13°C
Zona e ulët 3/20°C
Zona bregdetare 8/19°C
Kosova, e shtunë, 20 nëntor 2021
Moti do të jetë me kthjellime vranësira mesatare. Era do të jetë me drejtim Jug-Lindje 8 m/sek. Temperaturat do të luhaten në ekstremet e tyre 5°C në mëngjes ndërsa në mesditë deri në 15°C .
E diel, 21 nëntor 2021
Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira në shtim mesatare në zonën perëndimore. Era do të jetë me drejtim Jug-perëndim me shpejtësi 15-20 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5 me lartësi vale 1,0 deri në 1,5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rritje në mesditë.
Temperaturat:
Zona malore 2/15°C
Zona e ulët 5/21°C
Zona bregdetare 11/21°C. Sipas RTSH
LEXO TE NGJASHME