Evropa rikthen kufizimet; Austria mbyll plotësisht kufijtë
Austria ka vendosur një bllokim të plotë të vendit, pas shtimit të rasteve me Covid.
Lajmi është dhënë nga kancelari austriak Alexander Schallenberg në një njoftim për shtyp të premten, sipas DW.
Për të frenuar rritjen e infeksioneve me Covid-19, nëntë shtetet federale të Austrisë ranë dakord të vendosin kufizime ndërkombëtare duke filluar nga dita e hënë.
Gazeta austriake Kronen Zeitung raportoi para konferencës për shtyp se kufizimet do të zbatohen për 10 ditë.
Kurba pozitive në rritje për të infektuarit me Covid-19 shqetëson edhe Gjermaninë.
Atje, qeveria ka vendosur disa “pragje” përtej të cilave do të përdoren ”masa më të ashpra ” në vendin ku vetëm 67% e popullsisë është e vaksinuar.
Është Angela Merkel ajo që konfirmon shtrirjen e modelit 2G, i cili përjashton pjesërisht të pavaksinuarit nga jeta publike në rast se shkalla e shtrimit në spital rritet në nivel rajonal.
“Gjermania është në një situatë shumë dramatike. Është koha për të vepruar”, tha Angela Merkel, duke njoftuar në Berlin shtrëngimin e masave per të pavaksinuarit dhe kërkesën (e pjesshme) të detyrimit për të marrë vaksinën për të gjithë personelin shëndetesor.
Në Itali, nga ana tjetër rrezikohet rikthimi i zonave të verdha dhe atyre portokalli duke paralajmëruar se baret dhe restorantet do të mbahen hapur vetëm për të vaksinuarit.
LEXO TE NGJASHME