Peticion për dënim me vdekje/ Familjarët e Mateos fillojnë mbledhjen e firmave

familjaret.femije.peticion

Familjarët e fëmijës së vrarë nga fqinji i tij në Fier kanë nisur mbledhjen e firmave për t’i dhënë dënim me vdekje. masë e cila është hequr nga legjislacioni shqiptar në vitet ’90.

Qytetarët e ardhur në mbështetje të familjarëve, njëzëri kërkojnë që autori i vrasjes të dënohet me varje.

Familjarët e 8-vjeçarit, Mateo Vasiu kanë hyrë me forcë në ambientet e Gjykatës së Fierit dhe thyer xhamat e derës hyrëse, ndërsa sot pritet të jepet masa e sigurisë për vrasësin e të miturit, Klodian Çalamani.

Ata kanë kërkuar të vendoset drejtësia e autori të varet në mes të Fierit, që sipas tyre të bëhet shembull për të gjithë.

Të afërmit janë nxjerrë me forcë nga ambientet e gjykatës ndërkohë që  kanë kundërshtuar edhe praninë e medias duke hedhur përtokë pajisjet e punës së kolegëve gazetarë dhe operatorë.

“Nuk na lini në gjykatë, nuk na lini që të ndezim një qiri të vendi, ça drejtësi është kjo”, dëgjohet të thotë një e afërme.

“A keni fëmijë, a keni fëmijë,  gjetshit në fëmijët tuaj”, është dëgjuar njëra prej familjareve të të miturit të vrarë”, tha një prej familjareve.

Ndërsa nëna e të miturit në gjendje të rëndë psikologjike ka kërkuar drejtësi për djalin që iu pre ëndrra në mes.

Ata kërkojnë drejtësi për vrasjen e djalit 8 vjeçar duke kërkuar varjen e autorit Klodian Çalameni, i cili u la në burg ndërsa mungoi në seancë për shkak të situatës së tensionuar.

Avokati i caktuar për të mbrojtur autorin e vrasjes se 8 vjeçarit është tërhequr duke mos pranuar të mbrojë 38 vjeç Klodian Calameni.

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.