Moti sot dhe nesër, 15-16 nëntor 2021
Gadushulli i Ballkanit po ndikohet nga periferia e presionit të lartë atmosferik duke kushtëzuar stabilitet të pjesshëm të motit në vendin tonë në fillimin e javës.
E hënë, 15 nëntor 2021
Moti do të jetë me kthjellime dhe mejgull në veri dhe zonën qëndrore, ndërsa në jug dhe jug-lindje do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura dhe reshje shiu. Era do të jetë me drejtim Veri-Lindje me shpejtësi 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.
Temperaturat:
Zona malore 5/13°C
Zona e ulët 8/20°C
Zona bregdetare 12/19°C
Kosova, e hënë, 15 nëntor 2021
Moti do të jetë me vranësira dhe reshje të pakta shiu. Era do të jetë me drejtim Jug-Lindje 7 m/sek. Temperaturat do të jenë me rënie, duke u luhatur në ekstremet e tyre 3°C në mëngjes ndërsa në mesditë deri në 16°C .
E martë, 16 nëntor 2021
Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta deri mesatare në zonat malore. Era do të jetë me drejtim Veri-Lindje me shpejtësi 12 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rritje në mesditë.
Temperaturat:
Zona malore 3/14°C
Zona e ulët 7/23°C
Zona bregdetare 12/22°C/Sipas RTSH
LEXO TE NGJASHME