Moti sot dhe nesër, 11-12 nëntor 2021
Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga periferia e presionit të lartë atmosferik me qëndër në Europën Veri-lindore e cila do të kushtëzojë mot të qëndrueshëm në vendin tonë.
E enjte, 11 nëntor 2021
Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare deri të dendura. Era do të jetë me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 2 me lartësi vale 0,3 deri në 0,5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rënie .
Temperaturat:
Zona malore 2/12°C
Zona e ulët 7/22°C
Zona bregdetare 12/20°C
Kosova, e enjte, 11 nëntor 2021
Moti do të jetë me vranësira dhe mjegull. Era do të jetë me drejtim Jug-Lindje 7 m/sek. Temperaturat do të jenë me rritje, duke u luhatur në ekstremet e tyre 7°C në mëngjes ndërsa në mesditë deri në 15°C .
E premte, 12 nëntor 2021
Moti do të jetë me diell dhe vranësira të pakta deri mesatare .Era do të jetë me drejtim Jug-Lindje me shpejtësi 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 2 me lartësi vale 0,3 deri në 0,5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë pa ndryshime .
Temperaturat:
Zona malore 4/14°C
Zona e ulët 8/23°C
Zona bregdetare 12/22°C/Sipas RTSG
LEXO TE NGJASHME