Parashikimi i motit të mërkurën dhe të enjten, 10 - 11 nëntor 2021

boge.malsi.madheee

Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga presioni i lartë atmosferik me qëndër në Europën veri-lindore e cila do të kushtëzojë mot të qëndrueshëm në vendin tonë .

E mërkurë, 10 nëntor 2021

Moti do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura dhe mjegull në verilindje. Era do të jetë me drejtim Veri-Lindje me shpejtësi 15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 0,5 deri në 1,5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rënie në mesditë.  

Temperaturat:

Zona malore        8/16°C
Zona e ulët          10/25°C
Zona bregdetare  14/22°C

Kosova, e mërkurë, 10 nëntor 2021

Moti do të jetë me vranësira kthjellime dhe mjegull. Era do të jetë me drejtim Jug-Lindje 7 m/sek. Temperaturat do të jenë me rënie, duke u luhatur në ekstremet e tyre 4°C në mëngjes ndërsa në mesditë deri në 13°C .

E enjte, 11 nëntor 2021

Moti do të jetë me vranësira shtresore të dendura .Era do të jetë me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 2 me lartësi vale 0,3 deri në 0,5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rënie .  

Temperaturat:

Zona malore        4/12°C
Zona e ulët          8/22°C
Zona bregdetare  12/20°C/ Sipas RTSH

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.