“Green Pass” për t’u futur në bare dhe struktura shërbimi? Manastirliu jep lajmin nga Kuvendi

covidpasaportee

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, diskutoi sot nga foltorja e Kuvendit për mundësinë e vendosjes së “Green Pass” (certifikatës së vaksinimit) për të hyrë në lokale dhe vende të tjera ku merret dhe ofrohet shërbim për qytetarët.

"Mos harroni se kur krahasohemi me Evropën duhet të përmendim kontekstin. Si hyhet në një lokal në Evropë? A hyhet me Green Pass? Në lokale ka një grumbullim të madh qytetarësh dhe shpeshherë nuk ruhet distanca duke u bërë kështu vatër infektimesh.

'Green Pass' do të shërbejë si një pasaportë që do të dëshmojë që personi që e zotëron është i vaksinuar, i mbrojtur nga Covid ose negativ."- tha ministrja e Shëndetësisë gjatë interpelancës që pati me deputetin e PD-së, Tritan Shehun. Certifikata e propozuar është falas dhe përbëhet nga një kod QR që duhet të mbahet në telefon ose të printohet në letër.

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.