A është e nevojshme doza e tretë? Flasin mjekët shqiptarë nëpër botë

mjeket.doza3

Mjekët rekomandojnë bërjen e dozës së tretë të vaksinës, pasi rrit më shumë mbrojtjen. Në një lidhje direkte për “Abc live” nga SHBA, mjeku Arban Domi thotë se fillimisht duhet të aplikohet te moshat mbi 60 vjeç. Megjithatë ai shton se pas gjashtë muajsh antitrupat do të bien.

“Doza e tretë si fillim për moshat mbi 60 vjeç. Pas 6 muajsh si me dy doza si me tre niveli i mbrojtjes është i njëjtë,” shprehet mjeku.

Në të njëjtën linjë me të shprehet edhe mjeku Kita Sallabanda në Spanjë. Sipas tij doza e tretë do të forcojë më shumë mbrojtjen, por ende nuk ka asnjë studim që të tregojë që do të rrisë imunitetin.


“Bëhet për një dozë shtesë, që të forcojë efektin e vaksinave. Në studime të ndryshme, p.sh në Izrael është parë që të sëmurët që kanë marrë në Pfizer pas 6 muajsh nuk kanë pasur antikorpe. Në Spanjë po bëjmë një studim për të gjetur imuntein qelizor. Doza e tretë po bëhet masivisht në Rusi, Kinë, SHBA, Gjermani dhe është aprovuar edhe në Spanjë.

Çfarë problemi ka? Duke qenë dakord, kemi një problem etik sepse nuk kemi asnjë të dhënë dhe studim që të na vërtetojë se doza e tretë të na rrisë imunitetin, por e bëjmë në mënyrë empirike për moshat e prekshme, të cilët unë e rekomandoj ta bëjnë. Unë do të rekomandoja ta bëhej dozën e tretë ato grupmosha,” tha ai.

Gjithashtu edhe mjeku Adrian Fandi, në Britani rekomandon aplikimin e dozës së tretë për kategori të caktuara, megjithatë thekson se imuniteti natyror është më i rëndësishëm. Sipas mjekut të vaksinuarit e kalojnë me shenja të lehta sëmundjen.


“Duke ulur imunitetin pas dozës së dytë këta njerëz preken nga Covid. Njerëz që janë sëmurur dikur nga Covid dhe që janë të vaksinuar nuk kemi asnjë pacient nga këta. Këta tregojnë që imuniteti natyror zgjat më shumë,” tha ai. 

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.