Moti sot dhe nesër, 3 - 4 nëntor 2021
Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga periferia e presionit të ulët atmosferik duke kushtëzuar mot relativisht të qëndrueshëm në vendin tonë.
E mërkurë, 3 nëntor 2021
Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare të pasuara nga reshje të pakta shiu në zonën perëndimore. Era do të jetë me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi 10-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4-5 me lartësi vale 1,0 deri në 1.5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.
Temperaturat:
Zona malore 10/18°C
Zona e ulët 11/24°C
Zona bregdetare 16/23°C
Kosova, e mërkurë, 3 nëntor 2021
Moti do të jetë me vranësira dhe prani të mjegullës. Era do të jetë me drejtim Jug-Lindje 8 m/sek. Temperaturat në ekstremet e tyre do të luhaten 8°C në mëngjes ndërsa në mesditë deri në 19°C .
E enjte, 4 nëntor 2021
Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare të pasuara nga reshje shiu dhe stuhi në zonën Veriore. Era do të jetë me drejtim Jug-Lindje me shpejtësi 15-20 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5-6 me lartësi vale 1,0 deri në 2.0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rritje të konsiderueshme.
Temperaturat:
Zona malore 10/24°C
Zona e ulët 12/28°C
Zona bregdetare 16/27°C/Sipas RTSH
LEXO TE NGJASHME