Hyn nëntori, temperatura me rritje në mëngjes dhe rënie në mesditë
Gadishulli i Ballkanit do të ndikohet nga hyrja e masave ajrore të paqëndrueshme Atlantike të cilat do të ndryshojnë kushtet atmosferike në vendin tonë gjatë javës së parë të nëntorit.
E hënë, 1 nëntor 2021
Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare të cilat pasdite do të shtohen duke u pasuar nga reshje të pakta në zonën Jug-perëndimore . Era do të jetë me drejtim Jug-Lindje me shpejtësi 8-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 0,5 deri në 1.5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rritje në mëngjes dhe rënie në mesditë.
Temperaturat:
Zona malore 1/15°C
Zona e ulët 3/23°C
Zona bregdetare 10/22°C
Kosova, e hënë, 1 nëntor 2021
Moti do të jetë me kthjellime dhe mjegull në mëngjes. Era do të jetë me drejtim Jug-Lindje 6 m/sek. Temperaturat në ekstremet e tyre do të luhaten -3°C në mëngjes ndërsa në mesditë deri në 18°C .
E martë, 2 nëntor 2021
Moti do të jetë me vranësira të dendura dhe reshje shiu në të gjithë vendin. . Era do të jetë me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi 10-20 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5 me lartësi vale 1,0 deri në 2.0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.
Temperaturat:
Zona malore 8/18°C
Zona e ulët 10/25°C
Zona bregdetare 14/23°C/Sipas RTSH
LEXO TE NGJASHME