Evropa ndikohet nga masat e thata kontinentale, mot i qëndrueshëm në Shqipëri
Europa lindore po ndikohet nga presioni i lartë atmosferik dhe masa ajri të thata Kontinentale të cilat po kushtëzoknë mot të qëndrueshëm në territorin e Shqipërisë.
E premte, 29 tttor 2021
Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta. Era do të jetë me drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1.0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rritje gjatë ditës.
Temperaturat:
Zona malore 2/15°C
Zona e ulët 4/25°C
Zona bregdetare 10/23°C
Kosova, e premte, 29 tetor 2021
Moti do të jetë me kthjellime dhe mjegull në mëngjes dhe mbrëmje. Era do të jetë me drejtim Jug-Lindje 7 m/sek. Temperaturat në ekstremet e tyre do të luhaten -3°C në mëngjes ndërsa në mesditë deri në 16°C .
E dhtunë, 30 tetor 2021
Moti do të jetë me diell dhe vranësira të pakta në relievet malote. Era do të jetë me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi 6 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 2 me lartësi vale 0,5 deri në 1.0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rritje të lehta në mëngjes.
Temperaturat:
Zona malore 3/15°C
Zona e ulët 5/23°C
Zona bregdetare 12/22°C/ Sipas RTSH
LEXO TE NGJASHME