Studentët rikthehen në Universitete; Kusht vaksinimi ose testi PCR, përplasje me policinë

Starton sot në mbarë vendin viti i ri akademik. Studentët në mbarë vendin do iu rikthehen auditorëve, pas një shkëputjeje të gjatë, për shkak të situatës së koronavirusit.
Ekspertët e arsimit dolën në përfundimin se studentët humbën shumë prej mësimit në distancë kështu që rikthimi në auditore ishte i nevojshëm. Për ta bërë sa më të sigurt, u vendos që pedagogët dhe studentët të vaksinoheshin. Ndaj edhe mësimi i planifikuar për të nisur në 11 tetor, filloi sot për t`i lënë një javë kohë studentëve të vaksinoheshin.
Ata që kanë refuzuar vaksinën, mund t`i frekuentojnë lëndët duke paraqitur çdo javë një test PCR.
Në disa fakultete, si ai i Shkencave të Natyrës ose Histori-Filologji, raportohet se studentët janë përplasur me policinë, pasi kanë dashur të hyjnë në mësim.
LEXO TE NGJASHME