Bie dëbora e parë, zbardhen zonat malore në Korçë

boraa.korcee 

Zonat malore në qarkun e Korçës janë përfshirë nga reshjet e para të dëborës në orët e para të mëngjesit.

Temperaturat kanë rënë në nivelet 3°. Reshje bore ka pasur në Malin e Gramozit në Kolonjë dhe në Mokër të Pogradecit.  Reshjet kanë qenë të lehta.
Reshjet më të shumta janë regjistruar në zonë e Mashkullores në aksin rrugor Shtyllë-Panarit. Trashësia e dëborës në këtë zonë bëjnë me dije burime zyrtare ka shkuar deri në 5 cm. Në kushte të tilla iu kërkohet drejtuesve të mjeteve që në këtë aks të lëvizin vetëm me zinxhirë.

Burimet zyrtare thanë gjithashtu se dëbora ka përfshirë zonat malore të Voskopojës, Lekasit, Dardhasit, Velçanit si dhe majën e Bigllës në Dardhë. Temperaturat në zonat malore kanë shkuar deri në -2 gradë.

Në të gjitha këto zona nuk raportohen probleme në rrugët rurale.

Probleme të vogla mësohet të ketë pasur në disa fshatra të zonave malore sa i përket furnizimit me energji elektrike kryesisht në linjat e tensionit të ulët.

Image

Image

Image

Image

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.