Moti sot dhe nesër, 12 - 13 tetor 2021
Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga periferia e presionit të ulët atmosferik tashmë e spostuar në jug-lindje duke kushtëzuar stabilitet të përkohshëm të motit në territorin e Shqipërisë.
E martë, 12 tetor 2021
Moti do të jetë me kthjellime në zonën perëndimore dhe vranësira me reshje shiu të izoluara në zonat Jug-lindore. Era do të jetë me drejtim Veri-Lindje me shpejtësi 8-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 1,0 deri në 1.5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rritje të lehta.
Zona malore 6/16°C
Zona e ulët 14/22°C
Zona bregdetare 15/21°C
Kosova, e martë, 12 tetor 2021
Moti do të jetë me vranësira të dendura dhe reshje shiu me mjegull. Era do të jetë me drejtim Veri- Lindje 8 m/sek. Temperaturat në ekstremet e tyre do të luhaten 6°C në mëngjes ndërsa në mesditë deri në 12°C .
E mërkurë, 12 tetor 2021
Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira në shtim duke u pasuar nga reshje shiu pasdite . Era do të jetë me drejtim Veri-Lindje me shpejtësi 8-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 1,0 deri në 1.5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.
Temperaturat:
Zona malore 7/14°C
Zona e ulët 14/19°C
Zona bregdetare 15/21°C/ Sipas RTSH
LEXO TE NGJASHME