Reshjet intensive gjatë natës sjellin probleme; ARRSH tregon zonat ku duhet të keni kujdes

 0.9reshje.uje

Reshjet me intensitet të lartë që kanë rënë gjatë natës, kanë shkaktuar probleme në përmbytje dhe qarkullimin e mjeteve. Disa lagje të Vlorës janë zgjuar nën pushtetin e ujit, ndërsa rrebeshet kanë sjellë rënie gurësh dhe inertesh në disa zona si ajo e Poçemit, Gjirokastrës, Sarandës, Murrashit dhe aksin Elbasan-Librazhd.

Grupet e punës po pastrojnë rrugët e bllokuara. ARRSH njofton qytetarët të tregohen të kujdesshëm dhe të ulin shpejtësinë në këto zona

Njoftimi i ARSH-së:

Reshje shiu me intensitet mesatar kanë vazhduar gjatë natës pa sjellë probleme me qarkullimin e mjeteve

Ka pasur rënie gurësh ose inertesh në disa zona, si në zonën e Poçemit, Gjirokastrës, Sarandës dhe në zonën e Murrashit në aksin Elbasan-Librazhd. Grupet e patrullimi kanë bërë pastrimin e akseve në kohë. Kontraktorët e mirëmbajtjes janë në terren për mbarëvajtjen e akseve. Përdoruesit e rrugës të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë për shkak të lagështisë në rrugë.

 

 

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.