Moti të hënë dhe martë, 11 - 12 tetor 2021
Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga qëndra me presion të ulët atmosferik e pozicionuar në Adriatik e cila do të kushtëzojë mot me rreshje shiu në territorin e Shqiperisë në fillimin e javës.
E hënë, 11 tetor 2021
Moti do të jetë me vranësira të dendura dhe reshje shiu me rrebeshe të izoluara. Era do të jetë me drejtim Jug-perëndim me shpejtësi 10-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 1,0 deri në 1.5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.
Zona malore 7/11°C
Zona e ulët 14/22°C
Zona bregdetare 15/22°C
Kosova, e hënë, 11 tetor 2021
Moti do të jetë me vranësira dhe reshje shiu. Era do të jetë me drejtim Jug- Lindje 10 m/sek. Temperaturat në ekstremet e tyre do të luhaten 7°C në mëngjes ndërsa në mesditë deri në 13°C .
E martë, 12 tetor 2021
Moti do të jetë me kthjellime në zonën perëndimore dhe vranësira me reshje shiu të izoluara në zonat malore. Era do të jetë me drejtim Veri-Lindje me shpejtësi 8-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 1,0 deri në 1.5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rritje të lehta.
Temperaturat:
Zona malore 6/16°C
Zona e ulët 14/23°C
Zona bregdetare 15/23°C/ Sipas RTSH
LEXO TE NGJASHME