Moti i keq trazon Lezhën, era rrëzon pemën në qytet, dëmtohen linjat elektrike

 0.3moti.keq.unnamed1633675525

Moti i keq me reshje shiu dhe erë të fortë ka sjellë probleme në Lezhë. Një pemë është rrëzuar pranë bllokut të banimit 11.2 hektarë në lagjen "Besëlidhja", por fatmirësisht pa sjellë dëme.

Punonjësit e shërbimeve publike në bashkinë Lezhë kanë nisur punën për largimin e pemës nga rruga.Ndërkohë era e fortë ka sjellë dhe dëmtim të linjave elektrike në fshatra dhe që prej mbrëmjes së të enjtes grupet e punës së OSHEE po punojnë për riparimin e defekteve dhe rikthimin e energjisë atje ku mungon.

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.