Shqipëria është gati për dozën e tretë; Ogerta Manastirliu tregon planin e vaksinimit

0.3manastarliu

Në një postim në rrjetet sociale ditën e djeshme Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka dhënë lajmin për  se Komisioni i Shëndetësisë në Kuvend, ka votuar  në unanimitet aktin normativ që i hap rrugë ardhjes brenda vitit të 500,760 doza vaksinë. Gjithashtu ajo ka shpjeguar se janë gati dhe për një skenar vaksinimi me dozën e tretë:

“Në Komisionin e Shëndetësisë në Kuvend, ku u votua në unanimitet akti normativ që i hap rrugë ardhjes brenda vitit të 500,760 doza vaksine, falë marrëveshjes së nënshkruar nga qeveria shqiptare me kompaninë Pfizer.

Jemi të vendosur të përmbushim planin tonë të vaksinimit të popullatës +18 vjeç, por edhe t’i përgjigjemi çdo skenari që mund të rekomandohet nga ekspertët për dozën e tretë apo uljen e fashës së vaksinimit. Do të rrisim edhe më tej diponibilitetin e vaksinave, pasi kemi siguruar deri tani që të kemi mbi 5 milion vaksina deri në 2022”.

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.