Përkeqësohen shifrat, 7 humbje jete dhe 617 raste të reja/ Situata e 24 orëve të fundit
Ministria e Shëndetësisë raporton se nga 3507 testime, janë konfirmar me COVID-19, 617 raste të reja.
Shifrat kanë pësuar rritje të menjëhershme krahasuar me një ditë më parë ku numri i të infektuarve ishte 207.
Sot kanë humbur betejën me COVID-19, 7 qytetarë, mes të cilëve edhe dy pacientë të moshës 41 dhe 43 vjeç (5 ishte numri i viktimave dje).
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 178 pacientë, nga të cilët 34 janë në gjendje më të rënduar.
Ndërkohë, 869 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar duke e çuar numrin e atyre që kanë mposhtur sëmundjen në 161 497 persona.
Situata
Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:
Janë kryer 3507 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 617 qytetarë, në këto bashki:
207 raste në Tiranë, 53 në Shkodër, 33 në Fier, 28 në Lushnje, 25 në Elbasan, 22 në Durrës, nga18 raste në Sarandë, Krujë, 17 në Vlorë, nga 14 raste në Kukës, Kamëz, Vorë, 11 në Berat, nga 10 raste në Korçë, Patos, Dibër, nga 9 raste në Kurbin, Pogradec, Kuçovë, 8 në Gjirokastër, nga 7 raste në Dimal, Gramsh, nga 6 raste në Memaliaj, Lezhë, 5 në Peqin, nga 4 raste në Librazhd, Shijak, nga 3 raste në Poliçan, Skrapar, Kolonjë, Selenicë, Mallakastër, nga 2 raste në Fushë Arrëz, Mirditë, Rrogozhinë, Divjakë, Tepelenë, Devoll, Cerrik, nga 1 rast në Këlcyrë, Përmet, Dropull, Delvinë, Roskovec, Klos, Mat, Kavajë, Tropojë, Has.
Janë 8396 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 178 pacientë, nga të cilët 34 janë në gjendje më të rënduar.
Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19 shtatë qytetarë: 1 qytetare nga Kruja 41 vjeçe, 1 qytetar nga Durrësi 43 vjeç, 1 qytetare nga Kavaja 59 vjeçe,1 qytetare nga Devolli, 62 vjeçe, 1 qytetar nga Lezha 79 vjeç dhe 2 qytetarë nga Elbasani të moshave 78-88 vjeç.
Janë shëruar 869 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 161,497 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (05 Tetor 2021)
Raste të reja ditore 617
Të shëruar në 24 orë 869
Të shtruar në spitale 178
Humbje jete në 24 orë 7
Testime ditore 3507
Testime totale 1,220,300
Raste pozitive 172,618
Raste të shëruara 161,497
Raste Aktive 8396
Humbje jete 2,725
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 3713
Durrës 924
Fier 730
Shkodër 656
Vlorë 499
Elbasan 458
Lezhë 336
Berat 328
Gjirokastër 220
Kukës 189
Korçë 182
Dibër 161
LEXO TE NGJASHME