U bllokuan për 7 orë, si qëndron e vërteta pas pauzës së Instagram, Facebook dhe Whatsapp

whatsApp

Ditën e djeshme nga ora 17.00 aplikacionet Facebook, Whatsapp dhe Instagram, të cilat zotërohen nga i njëjti pronar,  u bllokuan për 7 orë dhe nuk u dha asnjë arsye.

Në deklaratën e kompanisë fillimisht u tha:

“Ne jemi të vetëdijshëm se disa njerëz po përjetojnë probleme me WhatsApp për momentin. Ne po punojmë për t’i kthyer gjërat në normalitet dhe do të dërgojmë një përditësim këtu sa më shpejt të jetë e mundur.”

Nga kjo ndalesë pasuria personale e Mark Zuckerberg (personit që zotëron këto 3 aplikacione) ka rënë me më shumë se 6 miliardë dollarë, duke e rrëzuar atë nga lista e njerëzve më të pasur në botë.

Zuckerberg, para 9 orësh shkruajti vetëm një status në Facebook në të cilin shkruante: “Facebook, Instagram, WhatsApp dhe Messenger po kthehen online tani. Na falni për ndërprerjen sot - e di se sa mbështeteni në shërbimet tona për të qëndruar të lidhur me njerëzit që keni për zemër.”

Sheera Frenkel, reportere e teknologjisë në ''New York Times'', tha për programin ''Today'' se arsyeja pse u desh kaq shumë kohë për të rregulluar ishte sepse kishte shumë njerëz që përpiqeshin të kuptonin se cili ishte  problemi dhe kjo gjë e bëri më të vështirë ndërhyrjen për rregullim.

Në një deklaratë, Facebook tha se ndryshimet për konfigurimin e ri ndikuan në sistemet e brendshme të kompanisë, të cilat ndërlikuan përpjekjet për të zgjidhur problemin.

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.