Nga sot ora e mësimit zhvillohet 45 minuta/ Për herë të parë pas dy vitesh nxënësit shijojnë pushimin e gjatë

0.8shkolla.femijet.ore.plota

Ditën e sotme ka nisur rregullisht mësimi për të gjithë nxënësit e shkollave 9-vjeçare dhe ato të arsimit parauniversitar.

Kështu të gjithë nxënësit do të kenë mundësinë që të zhvillojnë orët mësimore nga 45 minuta, sikurse ishte edhe para se pandemia e covid-19 të prekte vendin tonë.

Sakaq Top Channel ka mundur të sigurojë një foto në oborrin e një shkolle në kryeqytet, ku nxënësit pas dy vitesh mësim në kushte tejet të vështira, kanë dalë në pushimin e gjatë.

Ata duken të lumtur për rikthimin e mësimit në kushte normale, por duke respektuar edhe masat e distancimit fizik.

Ishin prindërit e shkollave publike që përmes një peticioni të nënshkruar disa ditë më parë detyruan Ministrinë e Arsimit që të tërhiqet nga skenari që mësimi të bëhet me orë të shkurtuara dhe me turne.

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.