SHMU: Java nisi me diell, por s'do të mbajë gjatë... Priten shira

0.2aktualitet.moti.tetorrrrr

SHMU njoftoi se sapo ka nisur një javë me diell por që nuk do të vijojë e tillë. Parashikohet të jetë me të gjitha karakteristikat e vjeshtës.

Deri pasditen e së martës moti i kthjellët do të mbizotërojë në të gjithë vendin. Më tej vranësirat do të vijnë në dendësim, për t'u pasuar nga reshjet e shiut të cilat mëngjesin e së mërkurës do të prekin bregdetin, ndërsa në mbrëmje në pjesën më të madhe të vendit.

Ditën e enjte në të gjithë vendin reshjet do të jenë të vazhdueshme me intensitet mesatar dhe të lartë në pjesën jugore e atë bregdetare. Hera herës do të ketë rrebeshe shiu me rrufe.

Ditën e premte intensiteti i reshjeve parashikohet i ulët e kryesisht në pjesën lindore të vendit.

Këto situata do të pasohen nga erë me drejtim juglindje-verilindje mesatare dhe hera herës e vrullshme në ditët me reshje gje që do të sjellë shtim të dallgëzimit në dete.

Temperaturat do të pësojnë luhatjet e veta si më poshtë.

Image

 

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.