Parashikimi i motit më 1 - 2 tetor 2021

0.3gadishulli.ballkanit

Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga periferia e presionit të lartë atmosferik duke kushtëzuar stabilitet të motit në fillim të tetorit në vendin tonë.

E premte, 1 tetor 2021

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare të pasuara nga reshje shiu në jug dhe jug-lindje. Era do të jetë me drejtim Veri-Lindje me shpejtësi deri në 10-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 0,5 deri në 1.5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rënie në mëngjes.   

Temperaturat:

Zona malore      12/21°C
Zona e ulët         13/28°C
Zona bregdetare  17/27 °C

Kosova, e premte, 1 tetor 2021

Moti do të jetë me vranësira dhe reshje shiu . Era do të jetë me drejtim Veri- Lindje 7 m/sek. Temperaturat në ekstremet e tyre do të luhaten 9°C në mëngjes ndërsa në mesditë deri në 20°C .

E shtunë, 2 tetor 2021

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta. Era do të jetë me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi deri në 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1.0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.   

Temperaturat:

Zona malore      10/23°C
Zona e ulët         11/28°C
Zona bregdetare  15/28 °C/ Sipas RTSH

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.