Shira dhe rënie temperaturash
Gadishulli i ballkanit po ndikohet nga qëndra me presion të ulët atmosferik e cila po ndikon mot të paqëndrueshm në vendin tonë .
E enjte, 30 shtator 2021
Moti do të jetë me vranësira mesatare dhe reshje shiu dhe rrebeshe me stuhi. Era do të jetë me drejtim Jug-Lindje me shpejtësi deri në 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1.0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.
Temperaturat:
Zona malore 15/20°C
Zona e ulët 18/26°C
Zona bregdetare 19/26 °C
Kosova, e enjte, 30 shtator 2021
Moti do të jetë me vranësira dhe reshje shiu me rrebeshe. Era do të jetë me drejtim Veri- Lindje 7 m/sek. Temperaturat në ekstremet e tyre do të luhaten 13°C në mëngjes ndërsa në mesditë deri në 22°C .
E premte, 1 tetor 2021
Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare të pasuara nga reshje shiu në jug dhe jug-lindje. Era do të jetë me drejtim Veri-Lindje me shpejtësi deri në 10-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 0,5 deri në 1.5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rënie në mëngjes.
Temperaturat:
Zona malore 11/21°C
Zona e ulët 15/27°C
Zona bregdetare 17/27 °C/ Sipas RTSH
LEXO TE NGJASHME