Ndërron jetë 21-vjeçari Aldi Rama, vrasësi i oficerit të Policisë në Lezhë

0.5Aldi Rama11632894134

Aldi Rama, vrasësi i oficerit të Policisë dje në Lezhë, ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë, më orën 5:35 të mëngjesit të së mërkurës. Ai ishte qëlluar vetë me plumb pistolete në kokë dhe gjendja e tij ishte e rëndë, mjekët nuk kishin dhënë shpresë për jetën.

Policia e Shtetit njoftoi se "rreth orës 05:35 të mëngjesit të sotëm, ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë, autori i ngjarjes, shtetasi Aldi Rama. Ekspertët mjeko-ligjorë, në prezencë të grupit hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, po kryejnë autopsinë dhe gjithë veprimet e tjera ligjore. Grupi i posaçëm hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të ngjarjes."

21-vjeçari u dërgua dje rreth orës 18:00 në Spitalin e Traumës në Tiranë, pasi qëlloi veten me plumb në kushtet e rrethimit mbi 5 orë nga forcat RENEA në Ishull Lezhë, pa pranuar të dorëzohet. Pranë tij deri mbrëmë vonë nuk ka qënë asnjë anëtar i familjes. Ai ishte nga Librazhdi, por jetonte me gjyshin dhe gjyshen në Lezhë, pasi i ati ishte në burg në Greqi dhe e ëma, e divorcuar, jeton në Greqi.

Këto janë momentet kur ai u soll në Spitalin e Traumës.

Pamjet më poshtë janë marrë nga vendi ku Rama kreu vrasjen e oficerit Saimir Hoxha, i cili i kërkoi dokumentat. Pa pranuar t'ia tregojë, Rama e qëlloi befasisht dy herë në gjoks dhe në qafë oficerin dhe u largua me shpejtësi me makinë, duke iu shpëtuar plumbave të kolegëve të oficerit.

Image

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.